Shega – ‘mbretëresha’ e vjeshtës, simboli i shëndetit të mirë

shega-dhe-vlerat-e-saj-ushqimore

 

Shega, fruti me ngjyrë të kuqe dhe shije karakteristike majhoshe i përket familjes Punicaceae. Brenda saj gjenden rreth 700- 800 fara të vogla me ngjyrë të kuqe,  shija e së cilës sillet nga e ëmbla deri te e tharta.

Tradicionalisht shega njihet si simbol i shëndetit të mirë. Ajo ka veti antioksidante, antibakteriale dhe kundër radikaleve të lira. Shega është burim i pasur vitaminash. Ajo përmban vitaminat A, C dhe E por edhe acid folik. Vetëm 30 minuta pas marrjes së lëngut të shegës aktiviteti ynë rritet me 32 për qind. Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimeve

E gjithë stina e vjeshtës është koha e shegëve, superfrutit që bën mrekulli në organizëm. Ato mund të kurojnë kolesterolin e lartë, hipertensionin, arteriosklerozën, infeksionet e mishrave të dhëmbëve, kancerin e prostatës, sëmundjet e zemrës, të luftojnë obezitetin, parandalojnë hemorroidet, dhe shumë të mira të tjera.

Kokrrat e shegës, me shijen majhoshe, nëse i shtrydhim mund të transformohen në  lëng, të pasur me antioksidantë dhe vitamina A, B, C, minerale, kalium dhe fosfor. Pikërisht prej këtyre përbërësve, shega forcon sistemin imunitar dhe është quajtur ndryshe një vaksinë e efektshme kundër viruseve të stinës.

Specialistët thonë se lëngu i shegës rrit prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut, lehtëson nga temperatura dhe zvogëlon ngarkesën kardiake që vëzhgohet kur dikush është i sëmurë me grip.
Ajo është ideale të përdoret kur fëmijët e vegjël shfaqin kollë dhe temperaturë. Për më tepër, përmban një sasi të madhe fitoestrogjenesh (estrogjene bimore) dhe flavonoide, që kanë ndikim mbrojtës në lëkurë, flokë dhe thonj.

Studime të mëparshme kanë treguar se shega është e përshtatshme edhe për të parandaluar infarktin dhe sëmundje të tjera në zemër, pasi është i pasur me antioksidues të shumtë.

Hulumtimet e fundit mbështesin se lëngu i saj mund të mbrojë nga infeksionet bakteriale, tumoret e lëkurës, bënë parandalimin dhe ngadalësimin e përhapjes së kancerit në mushkri, kancerit në prostatë, kancerit në gji, diabeti, osteoporoza, etj.

 

Pin It