Shengen në rrezik, 2 muaj kohë për zgjidhje

Donald-Tusk

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk paralajmëroi se Bashkimi Evropian nuk ka më shumë se dy muaj kohë për të zgjidhur krizën e emigrantëve dhe për të shpëtuar zonën e lëvizjes së lirë, Shengen.

Tusk foli përpara një samiti të Këshillit Evropian që do të përqendrohet në krizën më të keqe të kontinentit mbi emigrantët që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Statistikat gjatë periudhës së Krishtlindjeve nuk janë inkurajuese, me mbi 2,000 të ardhur në vendet e BE në ditë “,deklaroi Tusk. Këtë javë, Austria u bë vendi i fundit i BE­së dhe anëtare e zonës Shengen që vendosi kontrollin kufitar. 500 trupa janë vendosur në pikën kryesore kufitare midis Austrisë dhe Sllovenisë për të kontrolluar të gjithë emigrantët dhe çanta e tyre. “Ata janë të rëndësishme sepse synojnë të dinë se kush po vjen në vendin tonë” deklaroi Werner Faymann, kancelari austriak.

Pin It