Shenjat që nuk duhet t’i nënvlerësoni tek thonjtë

Femrat u kushtojnë rëndesi të veçantë kujdesit ndaj duarve e specifikisht thonjve. Më shumë se nga ana e higjenës apo shendetit, ato kujdesen për aparencen e thonjve.Kujdesi i duhur ndaj thonjve në fakt është i domosdoshëm për të dyja gjinitë, pasi tek thonjtë ka disa sinjale që tregojnë anomali të caktuara.

Më poshtë gjeni disa prej tyre dhe kuptimet që kanë:

Pse janë delikatë: Shpesh thonjtë thyhen me një lehtësi të madhe dhe është e rëndësishme që ky problem të trajtohet, nëse thonjtë janë të butë, ndoshta është pasojë e një diete drastike apo prej ilaçeve të tepërta që keni marrë. Kjo gjë mund të fshehë mungesë vitaminash A, B6, E, kripëra minerale, hekur dhe zink.

Kur bëhen të verdhë: Ndodh që thonjtë të marrin një si ngjyrë të verdhë. Në rast se ju ndodh diçka e tillë, mund të keni probleme me frymëmarrjen, bronkit etj.

Çfarë janë njollat e bardha: Njollat e bardha në thonj, janë mikrotrauma që zhduken vetë. Por në rast se janë të pranishme në të gjithë thonjtë mund të sinjalizojnë probleme të lëkurës si psoriazë ose dermatit.

Çfarë janë vijat si të çara në thonj:Vijat shfaqen prej një procesi natyral plakjeje,  por kur këto vija përhapen në të gjithë thonjtë, mund të jetë simptomë anemie.

Çfarë ndodh nëse thonjtë futen në mish: Thonjtë, sidomos ata të këmbëve futen në mish duke shkaktuar dhimbje dhe infeksione serioze. Zakonisht ndodh për shkak të formës së këmbës, obezitetit ose këpucëve të ngushta.

Pin It