Sherbeti i besimit dhe i dashurisë për Allahun

A red heart shaped tree at sunset.

Shihe veten sa më të vogël dhe pranoji të metat, që të arrish pjekurinë dhe të fitosh vlerë pranë të Madhërishmit!..

Mos iu druaj pranimit të të metave në je i mençur,/se veç një i çmendur është i bindur për përsosurinë e mendjes së vet.” – thotë Mjeshtër Naxhiu. “Pranimi i të metave” është faktori më i rëndësishëm për kapërcimin e tyre. Mendimi se “unë kam shumë mangësi, të meta, kusure dhe këto duhen përmirësuar” është një hap shumë i rëndësishëm që mund të hidhet drejt përsosjes. Nëse njeriu e sheh veten pa asfarë të mete, pa e kuptuar fare, do të rrokulliset çdo ditë e nga një shkallë drejt ultësive. Vlerësimi i vetes me gjithë të metat, mangësitë dhe boshllëqet është faktori dhe dinamika më e rëndësishme drejt plotësimit dhe përsosjes së individit.

Ta shohësh veten pa kurrfarë të mete është një ndër sëmundjet më të rënda të ditëve tona. është një sëmundje tejet e vështirë, epidemike, njësoj si kolera, si AIDS-i.

Shihe veten sa më të vogël, duke gjetur të meta te vetja, në mënyrë që të arrish njëfarë vlere pranë Zotit të Madhërishëm!.. Sa më të madh që ta shohësh veten, fare pa e kuptuar, e lëshon veten drejt rënies dhe nuk ke më kurrfarë vlere para Tij.

Zoti na e gjallëroftë në shpirtrat tanë ndihmesën, prirjen e Tij të patëmetë, mbështetjen e patëmetë, përkrahjen e patëmetë, mbrojtjen dhe krahëdaljen e patëmetë dhe pasionin e Tij të patëmetë, të cilat janë secila nga një ndër arsyet e ringjalljes sonë pas vdekjes. I dhëntë forcë qëndrimit tonë në këmbë, duke na bërë ne që t’i ndjejmë ato sa më thellë brenda nesh!.. Po, ky është mendimi i vyer kur themi: “mbama fort dorën, se nuk bëj dot pa Ty unë…” Na e përforcoftë brenda nesh botëkuptimin “Mbama fort dorën, se nuk bëj dot pa Ty!..”, duke na pastruar prej marrosjes së imitimit!..

Sëmundja e imitimit të varur prej dukjes dhe epidemia e ambientimit

Ngase njerëzit e kanë të pamundur të kalojnë menjëherë, me një hap të vetëm, drejt besimit të mirëfilltë, metodistët e mëdhenj të fesë islame e kanë mirëpranuar edhe “imitimin”. Mirëpo përherë ka pasur shumë diskutime lidhur me këtëçështje. Besimi i bazuar në “dukje”, të qenët mysliman “në dukje”, namazi i falur “për t’u dukur”, agjërimi, haxhi dhe zekati po ashtu. Ja këto janë problemet e vërteta të botës islame sot, të mbeturit thjesht tek imitimi në kryerjen e këtyre adhurimeve.

Duke qenë se bota islame nuk ka kaluar dot përtej “dukjes” dhe nuk e ka jetuar dot jetën me gjithë thelbin, shpirtin dhe thellësinë e kërkuar, përpara i janë shfaqur gjithnjë viruset e mësimit dhe ambientimit me gjendjen aktuale, duke bërë që ta humbasin gjithëç’kanë e ku e kanë. Kur, për t’u bërë vërtet dikush, thelbësor është kalimi diku përtej dukjes dhe traditës së trashëguar.

Me këtë që them nuk dua të mohoj traditën, nuk duhet që ta keqkuptoni. Mirëpo, vetëm ajo pjesë e traditës, zakoneve dhe adeteve që janë rafinuar prej disiplinave të urdhëruara prej Allahut, që kanë mundur të kalojnë prej kullesës së tyre, janë cilësuar prej argumenteve si të pranuara. Ato kanë arritur të cilësohen të pranueshme vetëm pasi janë referuar prej disiplinave themelore të fesë.

Ndaj, i rëndësishëm është largimi prej imitimit dhe afrimi hap pas hapi drejt së vërtetës, duke u thelluar sa më shumë në të. Këtë Sadredin Konieviu e quante “sherbet i njohjes”.

Sherbeti i besimit, i njohjes, i dashurisë, i pasionit, i djegies dhe i humbjes në Allahun (xh.sh.)

Ndërsa unë po i shtoj edhe diç tjetër fjalëve të atij njeriu të nderuar: “Njohja e Allahut që buron prej burimit të kulluar e të qashtër tëbesimit tek Ai; ajo njohje që buron prej një besimi të shëndoshë. Kjo përputhet shumë mirë edhe me qasjen e Bediuzamanit; “besimi në Zot, mandej njohja e Tij,” – thotë ai.

Të pish prej sherbetit tëëmbël të njohjes së Allahut (xh.sh)… mandej të pish prej sherbetit të “dashurisë për Të” që buron prej burimit apo që nis të lartësohet e hapet drejt thellësish prej portit të njohjes së Tij. Sadredin Konieviu e shpreh atë me metaforën “e të pirit të sherbetit”; “sherbet i dashurisë” thotë ai. Pastaj vjen pasioni për Allahun (xh.xh.) që nis e hapet gjer në horizont prej burimit, portit a bregut, quajeni si të doni, të burimit të dashurisë për Të. Pasion… pasion për Zotin, pasion për Profetin e Tij, pasion për të qenë i apasionuar… Për të qenë i dashuruar gjer në pasion vetëmse me pasionin për Të… Të jesh i dashuruar me vetë dashurinë, njësoj si Mexhnuni; Mexhnuni edhe vetë Lejlën nuk e dalloi dot, kur u takua me të; sepse ai ia kishte dhënë zemrën veç “dashurisë”!.. Edhe kjo prej dashurisë buron. Nuk të sheh më syri asgjë tjetër, veç Atij!..

Mirëpo ka edhe më mbi to; Ju mund të vini mbi to “besnikërinë”. Sadredin Konieviu nuk e përmend “besnikërinë”; pas “pasionit” ai vendos “tërheqjen” e pakushtëzuar kah Allahu (xh.sh). Si me një forcë centripetale, të tërhiqesh fortë drejt Allahut (xh.sh.) nga forca e paepshme e shenjtë e hyjnore; ta lësh veten të lirë në atë tërheqje. Të arrish në një pikë ku e ke humbur kontrollin; këta njerëz mund t’i cilësoni edhe “të rrëshqitur”. Mirëpo, duke qenë se kjo fjalë mund të ketë edhe përmbajtje pezhorative, ndoshta do të ishte më e drejtë të përdorej shprehja “i lënë në rrjedhë”, i lënë në rrjedhën e tërheqjes prej Allahut (xh.sh.). Mirëpo duke përdorur gjithnjë rasën e duhur, ku është Allahu (xh.sh) që tërheq, ndërsa njeriu e ka lënë veten të lirë kah ajo tërheqje. “Ti më tërhoqe kah Vetja e unë erdha!” Sot në fizikë ajo quhet ndryshe edhe “forca qendërsynuese”. Si ajo ka edhe një forcë “qendërikëse”, një forcë e ngjashme me atë me të cilën po i largojnë njerëzit sot prej Islamit. “Tërheqje” thotë Sadredin Konieviu i nderuar. Si shkallë e tretë pas shkallës së “dashurisë” dhe “pasionit” për Allahun (xh.sh.).

Ai njeri që e lë veten të tërhiqet prej asaj tërheqjeje hyjnore, që e lë veten të mbërthehet prej saj, zë të mos shohë më asgjë tjetër veç asaj që e tërheq. Me fjalët e Bediuzamanit, kjo mund të quhet si “largim prej kafshërores, braktisje e trupores dhe drejtim i plotë kah shkallët e jetës së zemrës dhe të shpirtit”. Jeta e shpirtit… Përmes asaj jete të shpirtit që njeriu fillon të njohë të fshehtat e jetës së tij dhe të vërtetat e cilësive të patëmeta të Allahut (xh.xh.). Aq sa e humb fare vetëdijen sikur të ishte duke e ndjekur prej një obzervatori astronomik.

Mandej, ai personalitet i nderuar flet për një tjetër lloj “sherbeti”, qëështë sherbeti i “humbjes në Allahun (xh.sh.)”. Një njeri i tërhequr prej një force të tillë tërheqëse, duket sikur pi sherbetin e “të përjetuarit të plotë të profanitetit të tij në pafundësinë e Allahut (xh.sh.)”. Nuk e sheh më veten ai; vetes i vë një kryq sipër, si në sjelljet, ashtu edhe në sjelljet e tij. Madje aq sa një përjetim i këtillë mbizotëron edhe mbi veprimet e vullnetshme të tij; “Fala namaz, por, të them të vërtetën, unë vetëm sa u çova për t’u falur, sepse namazin ma fali Ai (vetë)! Ai “ma mbajti agjërimin”! Ai “më çoi në Haxh!”

 

Pin It