Shkenca: Shtohen shanset e shërimit të goditjes në tru

ishemi-640x427

Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë në Los Angeles në një studim të ri për pacientët që ka pësuar një goditje në tru tregojnë se nëse arteriet kryesore lirohen atëherë shanset e shërimit janë të mëdha.

Pllakëzat e mpiksura të gjakut në arteriet kryesore pengojnë rrjedhjen e gjakut në tru, dhe kështu qelizat e trurit fillojnë të vdesin, prandaj është e rëndësishme që të ndërhyhet sa më shpejt për trajtimin e goditjes në tru.

Dr. Jeffrey Saver analizoi rezultatet e trajtimit të mbi 1,000 pacientëve që kishin kaluar goditje ishemike akute, ku një arterie kryesore bllokohet. Bashkë me studiues të tjerë ai bërë prova klinikenga të cilat doli se trombektomia, heqja e këtyre bllokimeve, e shoqëruar me ilaçe i përmirëson mjaft mundësitë e shpëtimit dhe të shërimit.

“Nëse arteria hapet 3 orë pas goditjes, 65 për qind e pacientëve do të mund të jetojë në mënyrë të pavarur tre muaj më vonë. Nëse arteria hapet 8 orë pas goditjes, vetëm 45 për qind e pacientëve do ta kenë këtë fat. Koha e ndërhyrjes ndikon shumë”, thotë dr. Saver.

Pin It