Shkencëtarja që përsosi astrolabin

Në Halep, në Sirinë veriore, në kohën e Abasidëve, në shekullin e dhjetë, ka jetuar një muslimane gjeniale e cila quhej Merjem El-Astrolabi. Ishte eksperte për zgjidhjen e problemeve të komplikuara matematikore që ndihmoi të projektohet astrolabi. Punonte në qendrën për astronomi në pallatin “Sejfe Devle” nga viti 944 deri në vitin 967, ku ka punuar për përsosjen e projektit.

Babai i Merjemes ishte astronom në Halep dhe ka punuar në projektimin dhe prodhimin e aparateve astronomike. Vajza e tij ka punuar në gjetjen dhe ndërtimin e astrolabëve dhe për këtë në histori njihet si Merjem Astrolabika.

Astrolabi i parë është prodhuar që në kohën e Aleksandrisë, mirëpo ai nuk ishte i mirë dhe i përsosur. Meritat për përsosjen dhe zhvillimin e tij i takojnë muslimanëve dhe kësaj gruaje të quajtur Merjem, e cila është edhe shkencëtarja e parë në shoqërinë muslimane.

Arabët dhe muslimanët i tejkaluan popujt e tjerë në prodhimin dhe zhvillimin e këtij aparati, kështu që punuan shumë në precizitetin, formën dhe madhësinë e tij derisa u bë një vepër arti në dorën e njeriut.

Në civilizimin Islam, astrolabi gjeti përdorimin praktik në jetën e përditshme. Me ndihmën e tij është caktuar drejtimi i kibles, gjithashtu është përdorur për të caktuar largësinë dhe pozicionin e diellit në qiell dhe në këtë mënyrë është përdorur për të ditur kohët e namazit.

Burimi: breziiri.com

Pin It