Sot Dita Botërore e Radios

 

13 shkurti shënon Ditën Botërore të Radios, e cila ka për qëllim të kujtojë fuqinë unike të këtij mediumi në funksion të promovimit të qasjes në informacion dhe të lirisë së shprehjes.

Eshtë zgjedhur kjo datë pasi në vitin 1946, Radio e Kombeve të Bashkuara ka transmetuar programin e parë.

“Radioja ende mbetet mediumi që arrin audiencën më të gjerë në të gjithë botën, në kohën më të shpejtë të mundur”, thuhet në deklaratën e UNESCO-s.

Pin It