Shpallen Çmimet Kult 2016, Çmimi Special për Petro Zhejin

6a5e255a299c6a83e996f823709e9e75

57621b2ddb3952ea083a74039835b1c0

Akademia KULT ka shpallur mbrëmjen e djeshme 12 çmimet e vitit, mes të cilëve edhe Çmimin Special, i cili shkoi për Petro Zhejin, për trilogjinë “Shqipja dhe sanskritishtja.” Prej vitit 2005, Akademia KULT sjell çdo vit në një mbrëmje gala ndarjen e Çmimeve KULT. Në eventin e mbajtur sonte në Sallën e Koncerteve të Katedrales Ortodokse, ishin të ftuar me dhjetëra artistë të nominuar në të gjitha kategoritë e artit dhe të kulturës, si dhe personazhe të tjerë të njohur.

Për të 12-in vit radhazi, mbrëmja gala e Çmimeve Kult ka bërë traditë tashmë pjesëmarrjen e emrave më elitarë të artit dhe kulturës shqiptare, jo vetëm brenda, po edhe jashtë vendit.

Edhe këtë herë juria e përbërë nga 126 anëtarë ka bërë zgjedhjet e saj me 12 çmime, përfshirë këtu edhe një Çmimin Special.

12 çmimet e mbrëmjes, shpallur nga Akademia Kult janë:

Libri i përkthyer i Vitit  – Edit Dibra

Libri Studimor i Vitit – Aurel Plasari

Libri Artistik më i mirë i Vitit – Parid Teriçi

Kënga më e Mirë e Vitit – Aurela Gaçe

Interpretuesi Lirik – Eva Golemi

Instrumentisti i Vitit – Merita Rexha Tërshana

Balerina e Vitit – Adela Muçollari

Regjia e Vitit – Qëndrim Rijani

Aktorja e Vitit – Zamira Kita

Aktori i Vitit – Sotiraq Bratko

Artisti Pamor i Vitit – Lekë Tase

Çmimi Special – Petro Zheji

 

Pin It