Vula kineze shitet në ankand me çmimin rekord prej 22 milionë dollarësh

vula

Eshtë shitur për 22 milionë dollarë një vulë kineze e shekullit të 18-të

Vula, e cila i përkiste një koleksionisti kinez anonim, është shitur në një ankand të mbajtur në Paris 20 herë më shumë se vlera që ishte përcaktuar në fillim.

Vula përbëhet nga gurë mineralë të bardhë dhe të kuq.

Ajo është një nga qindra vulat që ka përdorur perandori kinez Qianlong, një nga perandorët më jetëgjatë të perandorisë kineze.

Rekordi i mëparshëm për shitjen e një vule në një ankand ishte në vitin 2011, kur një vulë u shit për 14 milonë euro.

Pin It