Deri në 2017, Google do të përdorë energji 100% të ripërtëritshme

google-elections

Google tha se do të përdorë energji 100 % të ripërtëritshme deri në vitin 2017. Urs Hölzle, nënpresidenti i kompanisë për infrastrukturën teknike tha se energjia e ripërtëritshme do të furnizojë qendrat e të dhënave dhe zyrat e firmës Google në mbarë botën.

Të dhënat e mëparshme thonë se Google përdor sasi mjaft të mëdha energjie për të përpunuar triliona kërkime në vit. Sipas kompanisë, vetëm në YouTube ngarkohen 400 orë video çdo minutë.

Zoti Hölzle tha se kompania ble energji të përtëritshme që nga viti 2010, kur bleu të gjithë energjinë elektrike të prodhuar nga një fermë për prodhimin e energjisë së erës në Iowa.

Pin It