Shpella në Zelandën e Re që ndriçohet nga krimbat

11-65

Në pjesën veriore të Zelandës së Re ndodhet një rrjet shpellash, të cilat nuk kanë nevojë as për elektrik e as për sistem ndriçimi.

Tavani i kësaj shpelle shndrit nga mijëra krimba të vegjël ndriçues, të cilët përhapin një ndriçim të kaltër. Zona Waitomo është e njohur për shpellat e saj gëlqerore dhe në to rritet një nga insektet më magjike në botë, të quajtura Glow worms. Ato lëshojnë shkëlqim fosforeshent që ndizen në shpella duke krijuar një mjedis sureal.

Krimbat që shkëlqejnë ngjasojnë me qiellin e natës, megjithëse koha e ekspozimit të tyre mund të jetë shumë më e gjatë. Për të bërë këto imazhe fotografit i janë dashur nga 6 deri në 8 orë në ditë, duke qëndruar në ujë të ftohtë në tabanin e shpellës.

Kjo shpell  tërheq për çdo vit me mijëra turistë nga e gjithë bota. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë numëruar mbi 400.000 vizitorë që e kanë vizituar zonën.

7-97

9-54

2-474

glowworms-are-actually-the-larvae-of-the-fungus-gnat-a-type-of-fly-that-resembles-a-mosquito

 

Pin It