Shqipëria merr pjesë në Konferencën rreth Peshkimit në Rumani

crowley-fishing-boat_slideshow_large

Zëvendësministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Roni Telegrafi, mori pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë Drejt Bashkëpunimit të Zgjeruar mbi Peshkimin dhe Akuakulturën në Detin e Zi, të mbajtur në Bukuresht, Rumani, në datat 24 dhe 25 tetor 2016.

Në konferencë u diskutua për aspektet strategjike në lidhje me bashkëpunimin në nivel rajonal në peshkim dhe akuakulturë.

Zëvendësministri Telegrafi prezantoi në Bukuresht një zhvillimin e sektorit të peshkimit në Shqipëri, miratimin në Parlament të Ligjit “Për akuakulturën” dhe sfidat e këtij sektori në kuadër të procesit te anëtarësimit në BE.

“Qëndrueshmëria e sektorit të peshkimit dhe ndikimi ekonomik e social që ka në ekonomi e më gjerë, e vendos Shqiperinë, si vend mesdhetar, si një ndër vendet me pritshmëri të lartë e të qëndrueshme në sektorin e peshikimit”, u shpreh ai.

Telegrafi tha se duhet punuar për menaxhimin e burimeve në mënyrë që të shmanget mbipeshkimi dhe të rriten të ardhurat e komuniteteve që ushtrojnë këtë aktivitet.

Kjo konferencë u organizua nga Komisioni i Përgjithshëm i Peshkimit për Mesdheun dhe Detin e Zi (GFCM) i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë së Kombeve të Bashkuara (FAO), në bashkëpunim me Komisionin e Detit të Zi; Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi (BSEC) dhe EUROFISH”, si dhe Qeverinë e Rumanisë.

Pin It