Shqipëria shans historik për të përthithur turistët rus

13-02-21-78766_1

Tek sa Turqia dhe Rusia kohët e fundit kanë një marrëdhënie të tensionuar mes njëra tjetrës, me këtë rast Shqipërisë i paraqitet një shans historik për të përthithur turistët rus, të cilët më parë kishin si destinacion Turqinë. Turistët rus janë të shumtë në numër dhe njihen si të tillë që shpenzojnë shumë për pushimet. Nëse vendi ynë do të tërhiqte këtë kategori turistësh përfitimet në sezonin turistik do të ishin të shumta. Operatorët turistikë në Shqipëri kanë kërkuar nga autoritetet e vendit për të krijuar kushte konkurruese për udhëtarët rusë. Në veçanti, ekziston një mundësi për të krijuar një strategji për zhvillimin dhe promovimin e turizmit shqiptar. Sipas një eksperti rus, i specializuar në turizmin shqiptar, plane të tilla janë tepër ambicioze në situatën aktuale gjeopolitike.

“Megjithëse Shqipëria nuk disponon bazë hoteliere të larmishme dhe cilësore si Turqia apo Egjipti, por ka plazhe të qeta dhe të pastra në Jon e Adriatik. Së dyti, vendi nuk ka zhvilluar formatin e “all inclusive” aq të dashur nga rusët. Natyrisht, bregdeti shqiptar është plot me plazhet e virgjër dhe të qetë,dhe kostoja e akomodimit në hotele është shumë më e ulët se sa në destinacionet popullore evropiane. Por në përgjithësi, infrastruktura e udhëtimit në Shqipëri, duke përfshirë rrugët, transporti, hotelet ende lë shumë për të dëshiruar “, u shpreh eksperti

Pin It