Veliaj: Shumë shpejt do të nisim punimet për sheshin “Skënderbej”

erion-veliaj-superman-655x356

I veshur me bluzën e personazhit të njohur “Superman”, kryetari i bashkisë më të madhe në vend, Erion Veliaj ka zgjedhur këtë ditë feste që të japë lajmin se shumë shpejtë do të nisin punimet për sheshin “Skënderbej”. Tek sa ka marr pjesë në një nga aktivitetet e organizuara sot me rastin e ditës së verës krye bashkiaku Veliaj bëri të ditur se shumë shpejt do të fillojnë punimet.

Veliaj: Ne do të hapim shumë kantier ndërtimi në Tiranë. Shumë shpejt do të hapim punimet për Sheshin Skënderbej. Do të fillojmë fillimisht me dy  muaj konsultime publike për tu siguruar që në fund të këtij projekti sheshin, ndoshta më të bukurin në Rajon, kur vjen puna për një hapësirë që i akomodon të gjithë dhe që është simboli kombëtar i Shqipërisë. Në Sheshin “Skënderbej” do të ketë gurë dhe pllaka nga e gjithë Shqipëria për të treguar unitetin kombëtar, pemë dhe bimë për të treguar përfaqësimin kombëtar.

Pin It