Si ta bëni vetë plehun natyral për lulet në kopshtin e shtëpisë

Bëjeni vetë ushqimin energjik, përkatësisht plehun natyral për lulet tuaja.

Secili që ka lule në shtëpi e di sa e pikëlluar është t’i shohësh kur vyshken, kur u bien fletët dhe lulet.

Qoftë që keni harruar t’i ujisni apo i keni vendosur në vend të gabuar (ku nuk ka dritë, ku është tepër ftohtë apo tepër nxehtë), mos hiqni dorë menjëherë nga to.

Ekziston mënyra që t’u ndihmoni që sërish të lulëzojnë. Veprimi vijues do t’ju ndihmojë që lulet sërish t’i ktheni në jetë.

Përbërësit e nevojshëm: lëvore nga banania, kafeja e bluar dhe gëzhoja të vezëve…

Të gjithë këta përbërës bluani në mikser, shtoni pak ujë.

Përbërjen e përftuar me lugë nxirreni në saksi, gjithkah përreth lules.

Prisni pak ditë dhe rezultatet do t’i shihni!

Pin It