Skandali, sa kushton një nuse shqiptare?

martesat-me-emigrantet-4
Një numër i madh vajzash shqiptare, përveç skandalit që martohen në këmbim të parave, po mashtrohen edhe për vendin se ku do të kalojnë jetën. Për të marrë një nuse nga Shqipëria në Kosovë, “dhëndri” paguan nga 500 deri në 1 mijë euro. Por ajo që nuk dinë shqiptaret, është se në fakt nuk bëhet fjalë për Kosovën si shtet, me të cilën ndajmë edhe një gjuhë, por për fshatin Kosovë në Maqedoni.

Kohët e fundit në këtë fshat janë duke u realizuar martesa të shumta të përziera me nuse nga Shqipëria. Komuna e Makendonksi Brodit për çdo nuse nga Shqipëria heq shpenzimet e martesës.

Vajzat nga Shqipëria ndihen të mashtruara nga personat që i dërgojnë atje sepse kanë menduar se do të martohen në shtetin e Kosovës, raporton RTV 21.

Në Shqipëri nuk kanë lidhje se ku dhe me kë janë martuar vajzat. Raportohet se mbi 500 vajza janë martuar nga Shqipëria në Maqedoni, vetëm në 10 vjetët e fundit, në fshatra shumë të varfra.

Pin It