Shqipëria anëtarësohet në Rrjetin Europian të Kujtesës dhe Solidaritetit

historia1

Gjatë punimeve të Asamblesë së Rrjetit Europian të Kujtesës dhe Solidaritetit (ENSR), mbledhja e së cilës u mbajt në Varshavë të Polonisë, u miratua anëtarësimi i Shqipërisë në këtë rrjet me statusin e vendit vëzhgues.

Në punimet e kësaj asambleje, vendi ynë u përfaqësua nga zëvendësministrja e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Gentiana Sula, e cila do jetë dhe anëtare e Bordit Drejtues të Rrjetit, duke përfaqësuar vendin tonë në këtë Rrjet.

Pjesëmarrja e Shqipërisë është një hap i rëndësishëm për të lidhur historinë tonë të re me pjesën tjetër të Europës, me të cilën kemi rrënjë të përbashkëta. Qëllimi i Rrjetit Europian të Kujtesës dhe Solidaritetit është i dyfishtë. Së pari, të analizojë, dokumentojë dhe promovojë historinë e shekullit 20, një shekull luftërash, diktaturash dhe rezistence.

Një vëmendje të veçantë Rrjeti i kushton rinisë dhe raporteve të njohurive të saj me të shkuarën. Marrja e këtij statusi krijon mundësinë që institucione shtetërore, organizata joqeveritare apo edhe studiues të vendit tonë të mund të marrin pjesë në programe dhe projekte që kanë si qëllim të tyrin hulumtimin dhe dokumentimin e së shkuarës totalitare, duke ndihmuar në të njëjtën kohë zhvillimin  e një debati të shëndetshëm kombëtar mbi memorien.

Pin It