Messi, Ronaldo apo Neymar

11872174_452880014918673_3044964162679809332_o

Në garë për titullin prestigjoz për vitin 2015 janë: Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Neymar.

Do të shpallen edhe formacioni më i mirë vitit dhe trajneri i vitit, si dhe fituesi për golin më të mirë të vitit “Puskas Award”. Leo Messi është në kërkim që të thyej rekordin e tij personal në triumfin për më të mirin e botës, pasi mund ta fitojë atë për herë të pestë.

Kurse Cristiano Ronaldo, i cili vitin e kaluar u shpall më i miri, mund të barazojë Messin në rast se fiton me katër “Topa të Artë”. Kurse Neymar ende nuk e ka fituar këtë çmim dhe do ta ketë rastin që për herë të parë të shpallet më i miri në botë.

Deklaratat e lojtarëve në konferencën para ceremonisë:

12471838_1147946161918511_8621163421651062576_oMessi: “Është nder për mua që jam edhe një herë këtu. Është e vështirë të harrojmë këtë edicion, ishte një vit i madh. Preferoj kampionatin Botëoror apo Topin e Artë të peste në karrierë? Gjithmonë kam synuar trofetë kolektiv para atyre individual”.

10258961_1147946178585176_7007758833707584124_oRonaldo: “Messi ka me shume mundesi se une te fitoje Topin e Artë, pasi ka fituar tituj me Barcelonën”.

12491776_1147946131918514_2912045839247795014_oNeymar: “Jam i lumtur për atë që kam arritur deri me tani dhe i falënderohem bashkëlojtarëve të mijë. Nuk jam ende në nivelin e Messit dhe Ronaldos, të cilët janë idhujt e mi të mëdhenj, e të cilët i admiroj. Është nder që jam këtu”.

 

Pin It