Smartphone shkakton sëmundjen e syrit të tharë

Smartphone-i është kthyer në domosdoshmëri për jetën e përditshme. Por krahas dobive që ka, sjell edhe dëmtime të ndryshme, konkretisht tek sytë.

Një raport i publikuar në “BMC Opthalmology” shkruan se fëmijët të cilët kalojnë shumë kohë duke përdorur telefonat e tyre celularë kanë më shumë simptoma të sëmundjes së syrit të tharë.

Ndërkohë, kur këta fëmijë shpenzuan një muaj të tërë pa smartphone, simptomat e tyre u pakësuan. Sëmundja e syrit të tharë është një sindromë që ndodh kur sytë nuk prodhojnë mjaftueshëm lot, duke bërë që ato të bëhen të kuq, të enjten e të irritohen.

Pin It