“Solarin”, i ashtuquajturi telefon ushtarak, më i sigurti në botë

m05-31_1509vlad-savov.0.0

Ky mund të quhet telefoni ‘ushtarak’ që të mbron nga përgjimet.

Celulari i quajtur “Solarin”, është tejet i “mbyllur’ për të qenë i depërtueshëm në programet e tij. Është prodhuar nga kompania “Sirin Labs” me bazë në Britani.  Smartfoni që kushton 9 500 paund është thënë se është celulari më i sigurt në botë.

Kompania pretendon se telefoni mundëson mesazhe plotësisht të koduara dhe është i mbrojtur nga sulmet kibernetike.

Telefoni këshillohet kryesisht për biznesmenët e mëdhenj. “Solarin” ka një procesor Snapdragon 810 me 2Ghz shpejtësi dhe 8 berthama, 4 GB RAM, 128 GB memorie të brendshme, 5 antena me shpejtësi të lartë interneti, kamer 23.8 mega piksele.

Telefoni është i veshur me lëkurë italiane të cilësisë së lartë dhe ka sensorë me shenja gishtat, të personalizuar.

 

Pin It