Myftiu i Shkodrës dënon sulmin në Nisë: Myslymanët janë ndërtues të jetës jo të terrorit

muhamed-sytari-po-keqp-euml-rdoren-ajetet-e-kuranit_hd

Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, dënon ashpër sulmin në Nisë të Francës. Në fjalën e mbajtur para faljes së të premtes myftiu i ftoi besimtarët dhe komunitetet fetare të luten për viktimat dhe të ndërgjegjësohen dhe të distancohen nga çdo lloj dhune.

Ai tha se besimtarët duhet të largohen nga nga terrori dhe urrejtja si dhe nuk duhet të bjenë pre e  atyre që mbjellin shkatërrim. Në fjalën e tij Muhamed Sytari theksoi se myslymanët janë ndërtues të jetës dhe jo terrorit.

“Të nderuar motra e vëllezër, unë ju ftoj me zemër të lutemi e të angazhohemi maksimalisht për të dëshmuar veten si myslimanë të vërtetë, ndërtues të jetës, të distancuar nga adhuruesit e djajve që mbjellin terrorin edhe në emër të Zotit,” – tha Sytari.

Pin It