Sot rradhën e ka musakaja…


▪ një kokë lulelakre,
▪ një filxhan oriz,
▪ 400 g mish të bluar,
▪ një qepë,
▪ vezë,
▪ ajkë,
▪ 1 dl vaj,
▪ 100 g kaçkavall,
▪ pak kripë,
▪ erëza,
▪ piper

Ja si ta përgatisni:

Lulelakrës së larë hiqjani fletët dhe ziejeni në ujë të kripur.

Në tenxheren tjetër zieni orizin, ndërkaq në tigan fërgoni qepën dhe kur të skuqet, shtoni mishin, kripën, erëzat dhe piperin sipas shijes dhe lëreni të vlojnë dhjetë minuta.

Më pas tundni vezët me ajkë dhe vaj. Në tepsi  vendosni orizin e zier, pastaj mishin, lulelakrën dhe më pas bashkojini me ajkën e tundur.

Futeni në furrë të ngrohur që të piqet në 200 gradë, pas dhjetë minutave nxirreni gjellën,  vendosni djathë dhe sërish kthejeni që të piqet derisa të marrë ngjyrë ari.

Pin It