Stadiumi dhe Kombëtarja gati për sfidën me Spanjën

kombetarja

Kombëtarja ka zhvilluar stërvitjen e radhës në kompleksin “Reshit Rusi” në Shkodër. Në prag të ndeshjes ndaj Spanjës, atmosfera në kampin e skuadrës sonë përfaqësuese ka qenë pozitive, ku nuk kanë munguar të qeshurat.

Përgatitjet kanë vijuar normalisht dhe skuadra po bëhet gati për ndeshjen e shumëpritur me Spanjën.

Stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër po bën përgatitjet e fundit përpara sfidës që do të mbahet mbrëmjen e së dielës mes kombëtares shqiptare dhe ish-kampionëve të botës, përfaqësues së Spanjës.

Sfida luhet ditën e dielë në orën 20:45 për eliminatoret e Rusi 2018.

Spanja mendohet të jetë kundërshtari më i vështirë që përfaqësuesja jonë do të përballet, duke pasur parasysh faktin, që spanjollët janë ish-kampionë bote dhe Europe.

Për momentin Shqipëria është në vend të parë të Grupit G me 6 pikë të plota në 2 ndeshje, ndërsa Spanja është në vend të dytë.

kombetarja1

epa05576291 Workers clean the 'Loro Borici' stadium in Shkoder, Albania, 08 October 2016. Spain will face Albania in the FIFA World Cup 2018 qualifying soccer match on 09 October 2016 in Shkoder. EPA/ARMANDO BABANI

epa05576300 General view of the 'Loro Borici' stadium in Shkoder, Albania, 08 October 2016. Spain will face Albania in the FIFA World Cup 2018 qualifying soccer match on 09 October 2016 in Shkoder. EPA/ARMANDO BABANI

Pin It