Nico Rosberg nuk ndalet më, fitorja e Çmimit të Madh të Japonisë e afron akoma më tepër drejt titullit të parë kampion bote kur kanë mbetur edhe 4 gara nga fundi, ndërkohë që me këtë rezultat Mercedesi u shpall për të tretin vit radhazi kampion bote për konstruktorë.
Gjermani udhëhoqi gjithçka pas një starti perfekt, por gjërat nuk shkuan mirë për shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton i cili nga vendi i dytë me startin shumë të dobët që bëri e pa veten në vendin e tetë në kthesën e parë.
Paraqitja shumë e mirë e Ferrarit, me Vettel që u ngjit deri në vendin e tretë dhe Raikonen që ushtronte presion gjatë gjithë kohës ndaj Riçiardos, ishte vetëm në pjesën e parë të garës.
Hamilton pas “pit stop”-eve doli përpara të dy pilotëve të skuadrës italiane, ndërkohë që nuk mundi të parakalonte deri në fund Max Verstapen për t’i marrë vendin e dytë.