De Biasi: Do parkojmë autobusin pa rrota para porte

de-biasi1

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka lënë të kuptohet, që ndaj Spasnjës do të ndjekë taktikën e zakonshme si ndaj skuadrave të tjera të mëdha: të rrijë në mbrojtje në pritje dhe të shfrytëzojë ndonjë hapësirë të kundërshtarit.

I pyetur nga gazetarët nëse do të parkonte autobusin para porte kundër Spanjës, De Biasi u përgjigj:

“Pyetje shumë interesante. Ne do të shohim mundësitë, nuk e di nëse do të kemi autobus aq të madh për ta mbuluar portën, por ndoshta mund të jem i detyruar që të vendos autobusin por do ta vendos autobusin pa rrota që të mos na hyjë goli nën të.”

Pin It