Standardet ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nënshkruan dokumentin për menaxhimin e riskut

aku

Lehtësimi i tregtisë në rajon si dhe përmirësimi i standardeve të ushqimeve është qëllimi i dokumentit të “Politikës së Menaxhimit të Riskut” që nënshkroi Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) të premten në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.

Drejtori i Përgjithshëm i AKU, Isuf Shehu, nënshkroi dokumentin si pjesë e axhendës për lehtësimin e tregtisë në rajon, e cila duhet përmbushur para Samitit të Kryeministrave që do të mbahet më 4 Korrik në Paris.

I pranishëm në nënshkrimin e Politikës së Menaxhimit të Riskut ishte edhe ministri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmon Panariti, i cili tha se menaxhimi i riskut do të rrisë sigurinë dhe standardet e ushqimeve.

“Analizat periodike të kryera nga laboratorët rajonale dhe nga Instituti qëndror ISUV, janë një domosdoshmëri për garacinë ushqimore”, tha ministri Panariti.

Pin It