Tenderi i Spitallës, qeveria zvogëlon sipërfaqen për të tërhequr investitorët

?????????????????????????????????????????????????????????

Ministria e Ekonomisë do të shpallë muajin e ardhshëm thirrjen e dytë për tenderin e zonës ekonomike të Spitallës. Pas ndryshimeve të bëra në planin për këtë zonë qeveria shpreson të terheqë vëmendjen e më shumë investitorëve. Qëllimi është ndërtimi i një zone të lirë ekonomike, për të thithur teknologji të avancuar në ekonomi dhe për të rritur eksportet.

Zëvendësministri i Ekonomisë Ervin Mete tha se zvogëlimi i sipërfaqes së ofruar nga 500 në 100 hektarë do të ulë koston dhe do të thithë më shumë investitorë të huaj. “Tashmë e riformatuar në një sipërfaqe më të vogël, prej rreth 100 ha, ç’ka do ta bënte më të shpejtë investimin dhe vënien në operim të zonës”, shprehet Ervin Mete.

Këtë herë tenderi do të ketë më shumë kohë në mënyrë që të afrohen më shumë operatorë.  Ministria do të lejojë vetëm kompanitë me nivel të lartë teknologjik dhe industrial.

“Gjithmonë theksi vihet tek ato kompani që shërbejnë si zhvillues dhe do të arrinë të thithin industri të reja inovative, teknologji të pastra, të cilat të plotësojnë bazën e biznesve që ne kemi, jo duke qënë në konkurrencë me to”, thotë Mete.

Një vit më parë qeveria bëri thirrjen e parë për tenderin e Spitallës, por pa arritur të tërheqë investitorët e duhur.

Pin It