Shqipëria, vendi i tretë me energjinë elektrike më të lirë në Europë

eurostat-1

Çmimi mesatar i energjisë elektrike për konsumatorët familjarë në Shqipëri është ulur me afërsisht 30% gjatë vitit 2015. Sipas renditjes së Eurostat për çmimet mesatare të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë në të gjitha vendet e Europës, Shqipëria ndodhet në vendin e tretë për çmimet më të lira.

Ulja e çmimit mendohet të ketë ardhur nga heqja e fashës prej 300 kilovatorë me çmim të ulët dhe mesatarizimi i saj me çmim 9 lekë për kilovat për konsumatorët familjarë. Më herët çmimi nën 330 kilovatë ishte 7 lekë dhe mbi këtë shifër 13 lekë.

Vende të tjera që kanë pësuar ulje të çmimit të energjisë janë Malta dhe Qipro me nga 15% secila, si dhe Hungaria, Sllovenia, Britania dhe Gjermania. Ndërsa në Lituani çmimi i energjisë elektrike është rritur me 20% dhe në Kosovë e Bullgari me 15%. Rritje çmimesh ka patur edhe në Turqi dhe Bullgari.

Pin It