Studentët kosovar krijojnë aplikacionin që ju vjen në ndihmë qytetarëve kosovar

1-369-620x330

Të rinjtë në kosovar të cilët studiojnë në Vjenë kanë prezantuar nje projekt të ri informimi, AksionALARM.com nëpërmjet të cilit përdoruesit kosovar të gjejnë produkte me zbritje, të shfletojnë katalogje si dhe të abonohen në kompanitë e dëshiruara për të marrë njoftimet për zbritje në kohë reale drejtpërdrejt nga telefoni i tyre.

 

Me këtë ide të rinjtë kosovar besojnë që do t’i ndihmojnë qytetarët e Kosovës duke kursyer para dhe kohë.

Aplikacioni mundëson që përdoruesit të pranojnë kupona për zbritje, të abonohen për kompani të dëshiruara për të pranuar njoftime, të zgjedhin kategorinë dhe qytetin e dëshiruar. Të gjitha këto brenda një aplikacioni intuitiv që ka synim përdorimin sa më të lehtë.

 

Në këtë aplikacion do të jenë të gjitha kompanitë në kategori të ndryshme si: Supermarkete, Elektromarkete, Mobileri dhe Enterier,  Modë dhe Kepucë, Sport,  Argjendari, Ndërtim dhe Kopsht, Vetura dhe Pajisje, Udhëtime dhe Hotele, Gastronomi, etj.

Pin It