Studentët në protestë: “Po na zhvasni me tarifat e kripura”

y

Studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale, të mbështetur edhe nga studentë të fakulteteve të tjera të universiteteve publike, i janë rikthyer sërish protestave për të kundërshtuar draftin e Arsimit të Lartë.

“Jemi kundër zhvatjes së studentëve nëpërmjet tarifave të kripura.  Ky janar nisi gjëmën e pritshme për studentët, detyrimin për të paguar një çmim të papërballueshëm për ushtrimin e të drejtës kushtetuese për të studiuar.

Nuk mjafton vetëm agresioni qeveritar me përcaktimin e nivelit të tarifave. Atij i shtohet dritëshkurtësia dhe arroganca e drejtuesve universitarë në pranimin e këtij niveli tarifash dhe detyrimin e studentëve nëpërmjet sanksioneve për t’i paguar ato një orë e më parë”, shprehen studentët.

Pin It