Një studim i fundit thotë se gjuajta e një top futbolli me kokë mund të ndikojë në trurin e lojtarit dhe kujtesës së tij.
Studiuesit thanë se pas 20 gjuajtjesh me kokë ata kishin vënë re ndryshime të vogla por domethënëse në funksionimin e trurit.
Performanca e kujtesës është ulur deri në 41-67% pas një rutine praktike të goditjes së topit me kokë dhe ky efekt zgjat 24 orë.
Hulumtuesit e provuan këtë duke stimuluar fuqinë e goditjes së topit nga korrnja, ku zakonisht topi pritet me kokë dhe i kërkuan futbollistëve ta godisnin topin 20 herë.
Funksioni i trurit të lojtarëve dhe kujtesa u testuan përpara dhe pas ushtrimeve. Universiteti tha se do të studiohej më shumë në lidhje me këtë çështje për të verifikuar nëse ndryshimet në tru ishin të përkoshme apo afatgjata dhe cilat janë pasojat në shëndetin e trurit.
Studimi i Universitetit Stirling u publikua në revistën EBioMedicine.