Studim: Grimcat e arit mund të ndihmojnë në problemet e shikimit

 

Close up of woman's eyes

Mjekësia vjen me lajme të reja për të gjithë ata që kanë probleme me shikimin.

 

Sipas studimive përdorimi i grimcave të arit mund të ndihmojë personat që kanë probleme me shikimin, konkretisht atyre që vuajnë nga AMD-ja. Kjo është një sëmundje që shkakton vështirësi në: lexim, dallim të ngjyrave apo edhe fytyrave të personave të tjerë.

 

Sipas kërkuesit australian Johan Basuki ideja është që të krijohet një xhel i efektshëm të cilin pacientët mund ta përdorin vetëm një herë në gjashtë muaj, në mënyrë që injektimi i bërë direkt në sy të zëvendësohet më përdorimin e xhelit që ka grimca ajri.

 

BBC thotë se eksperimentet e para deri më tani janë bërë tek lepujt, por sipas studiuesve duhet ende kohë para se ky mjekim të përdoret te njerëzit.

Pin It