Studim: Hunda fsheh një antibiotik të rëndësishëm

child-with-cold

 

Antibiotikët janë gjithmonë elemente të rëndësishme që ndihmojnë në zhvillimin e farmaceutikës. Por mungesa e tyre si dhe rritja e rezistencës së baktereve kundër ilaçeve e ka shqetësuar komunitetein shkencor.

Shkencëtarët po përpiqen të zbulojnë antibiotikë të rinj për të luftuar bakteret dhe infeksionet.Së fundmi ata kanë zbuluar një përbërës për luftimin e baktereve, që ndodhet i fshehur brenda hundës sonë.

Shkencëtarët nga “Universiteti Tubingen” në Gjermani kanë identifikuar një përbërës të quajtur “lugdunin” që mund të vrasë baktere si “Staphylocoçus aureus”, të cilat njihen ndryshe si mikrobe MRSA dhe janë rezistente ndaj antibiotikëve aktualë.

Lugdunin është produkt i një tjetri bakteri të quajtur “Staphylocoçus lugdunensis” që fshihet në hundën e njeriut.

Është  herët për të thënë nëse “lugdunin” mund të formojë bazën për antibiotikët e rinj dhe të përdoret për luftimin e infeksioneve të ndryshme, megjithatë shihet si një mundësi e mirë.

Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar se bakteri “S. Aureuscould” nuk mund të zërë lehtësisht terren në hundët e njerëzve që kanë nivele të larta të bakterit tjetër të quajtur “S. Lugdunensis” dhe përbërësi “lugdunin” i izoluar mund të vrasë baktere që janë bërë rezistente ndaj medikamenteve të tjera.

Testimet e kryera tek minjtë treguan se përbërësi “lugdunin” mund të trajtojë infeksione të lëkurës të shkaktuara nga super bakteret përfshirë këtu bakteret MRSA si dhe infeksionet Enterocoçus.

Sipas hulumtuesit shkencor Bernhard Krismer disa nga kafshët u pastruan tërësisht, nuk u zbulua më asnjë qelizë bakteri, ndërsa tek disa të tjerë u pakësuan,

Do të duhet kohë derisa përbërësi “lugdunin” të testohet tek pacientët dhe mund të mos rezultojë i suksesshme. Gjithsesi, hulumtuesit shkencorë shpresojnë që ai të funksionojë pasi nevoja për antibiotikë të rinj ndihet shumë.

 

Pin It