Studim: Mungesa e gjumit dëmton shëndetin, bie imuniteti

Lack-Of-Sleep-Causes-Diabetes

Gjumi është një pjesë e rëndësishme e jetës tonë, por në ditëet e sotme mungesa e tij është kthyer në diçka të zakonshme e kjo duke sikur po shkakton probleme në shëndetin e njeriut.

Në SHBA, Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve kanë vlerësuar se përgjatë shekullit të fundit njerëzit kanë humbur 1.5 deri në 2 orë gjumi si pasojë e sistemit të jetës, dhe më shumë se gjysma e popullatës bën më pak se gjashtë orë gjumë brenda natës.

Një studim i ri, i publikuar në revistën “Sleep”, tregon se ne jemi më të prekshëm ndaj gripit dhe sëmundjeve tjera kur jemi të lodhur e veçanërisht gjatë stinës së dimrit.

Studimi ka krahasuar mostrat e gjakut të njëmbëdhjetë binjakëve identikë, por me orar të ndryshëm të gjumit. Nga hulumtimi është treguar se mungesa e gjumit ka rezultuar në sistem të depresuar të imunitetit.

Shkencëtarët kanë parë se mungesa e gjumit e ndal veprimin e sistemit të imunitetit të qarkullimit të qelizave të bardha të gjakut.

“Ne duam të tregojmë se sistemi i imunitetit funksionon më së miri kur njeriu bën gjumë të mjaftueshëm”, ka treguar Nathaniel Watson, udhëheqës i studimit.

Këshillohet që të paktën të bëni shtatë orë gjumë gjatë natës.

Pin It