Studim: Qëndrimi vetëm në shtëpi dëmton sytë e fëmijëve

childleftalone

Fëmijët e meritojnë botën, gjeni kohë e dilni me ta, mos i lini në shtëpi gjatë.Sipas një studimi të ri, lënia vetëm e fëmijëve po dëmton sytë e fëmijëve, jo vetëm nga qëndrimi për një kohë të gjatë para ekraneve të pajisjeve elektronike, por edhe nga mungesa e rrezeve të diellit.
Shkencëtarët tek Shkolla e Higjienës dhe Mjekësia Tropikale në Londër kanë zbuluar se ekspozimi ndaj rrezeve ultraviolet B ul në mënyrë drastike rrezikun e zhvillimit të miopisë (shkurtpamësia).Ata thonë se është shumë e rëndësishme ta marrim diellin gjatë fëmijërisë për të ulur rrezikun e zhvillimit të miopisë kur rritemi.Miopia është një defekt i shikimit që shkaktohet nga një sërë faktorësh mjedisorë dhe gjenetikë. Ajo ka filluar të përhapet shumë këto kohët e fundit. Duke u bazuar tek studimet e mëparshme, një ekip shkencëtarësh, të kryesuar nga dr. Astrid E. Fletcher, nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër shqyrtuan lidhjen midis rrezeve ultraviolet B dhe miopisë. Ata morën të dhënat e pjesëmarrësve mbi 65 vjeç nga 6 studime të ndryshme. Nga 4.187 pjesëmarrës, 4.166 prej tyre bënë një ekzaminim të syve dhe iu përgjigjen një pyetësori.
Pasi i përjashtuan disa pjesëmarrës për faktorë të ndryshëm, në grupin përfundimtar mbetën 371 pjesëmarrës me miopi dhe 2.797 pa këtë defekt të syrit. Në fund të studimit, shkencëtarët zbuluan se ekspozimi i lartë ndaj rrezeve ultraviolet B në moshën 14-19 vjeç dhe 20-39 vjeç ulte rrezikun për zhvillim të miopisë. Ata testuan gjithashtu edhe suplementet – si vitamina D – për të parë nëse mund ta ulte rrezikun, por nuk gjetën asnjë lidhje mes saj dhe shëndetit të syve.
Burimi: Daily Mail

Pin It