Të qenit i lirë…të jetosh duke respektuar dhe vlerësuar lirinë e të tjerëve! Nelson Mandela

E dimë çfarë duhet bërë: gjithçka që mungon është vullneti.

Mos më gjykoni për sukseset e mia, por për gjithë ato herë që jam rrëzuar e jam ringritur.

Askush nuk lind duke urryer dikë tjetër për ngjyrën e lëkurës, mjedisin e tij shoqëror apo fenë e tij.

Njerëzit mësojnë të urrejnë, e nëse mësojnë të urrejnë, mund të mësojnë edhe të duan, sepse për zemrën njerëzore dashuria është më e natyrshme se urrejtja.

Të qenit i lirë nuk do të thotë të këpusësh vetëm zinxhirët vetjakë, por të jetosh duke respektuar dhe vlerësuar lirinë e të tjerëve.

Nuk ka asnjë rrugë të thjeshtë për lirinë.

Kompromiset bëhen me kundërshtarët, jo me miqtë.

Ajo që ka rëndësi në jetë nuk është thjesht fakti se kemi jetuar. Është mënyra sesi kemi sjellë ndryshimin në jetën e të tjerëve që përcakton kuptimin e jetës.

Një fitues është thjesht një ëndërrimtar që nuk ka hequr dorë.

Falja liron shpirtin dhe heq frikën. Prandaj falja është një armë e fuqishme.

Nelson Mandela

Pin It