A e ke parë qiellin këtë mëngjes?

Nga dritarja e tij nën sheshin e tregut mësuesi pa një prej nxënësve. Ishte Haikel duke ecur me shpejtësi, i zënë në punë deri në grykë…
Mësuesi e thirri dhe e ftoi që të shkojë tek ai.

-Haikel, a e ke parë qiellin sot?
-Jo, Mësues!
-Po rrugën, Haikel? A e ke parë rrugën këtë mëngjes?
-Po, Mësues!
-Po tani çfarë sheh?

-Shoh njerëz, kuaj, karroca, tregtarë që lëvizin, fshatarë që ngrohen, burra dhe gra që shkojnë e kthejnë, ja këto shoh.
-Haikel, Haikel, e qortoi me butësi Mësuesi. Pas 50 ose 100 vjetësh do të jetë gjithmonë, një rrugë si kjo dhe një treg si ky. Makina të tjera do të sjellin tregtarë të tjerë për të blerë dhe për të shitur kuaj të tjerë. Ndërsa unë nuk do të jem më këtu, edhe ti nuk do të jesh më këtu.

Atëherë unë të pyes, Haikel “Pse vrapon nëse s’ke kohë as për ta parë qiellin”?

Pin It