Urgjente në QSUT, dorëhiqen 8 mjekë

Tetë mjekë të QSUT dhanë dorëheqjen nga vendi i punës në mënyrë kolektive. Dorëheqja i është drejtuar drejtorit të QSUT, Presidentit, Kryeministrit dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Shkak për dorëheqjen sipas mjekëve është bërë gjendja e papranueshme në Urgjencën e QSUT. Ata shprehen në letër se nuk kanë kushte pune dhe kanë mbingarkesë me të sëmurë të shtruar në spital.

“Japim dorëheqjen për shkak të kushteve të punës. Ka mbingarkesë, të sëmurë të shtruar që qëndrojnë mbi 48 orë, mungesë vendesh në pavionet, shërbimet nuk zbatojnë urdhrat” thuhet në letër.

Pas letrës së dorëheqjes kolektive, ministria Ogerta Manastirliu po zhvillon një takim me mjekët në QSUT.

Letra e plotë e mjekëve:

Drejtuar; Enkelejd Joti

Drejtori i QSUT

Për dijeni; Znj. Ogerta Manastirliu

Ministre Shëndetësisë

  1. Edi Rama

Kryeministër i Shqipërisë

Z.Ilir Meta

President i Shqipërisë

Kërkesë

Në kuadër të situatës së krijuar në Urgjencës e QSUT, ku;

  1. Kushtet e punës për stafin nuk plotësohen bazuar në kontratën punëdhënëspunëmarrës

 

  1. Ka mbingarkesë me të sëmurë të shtruar mbi 48 orë në urgjencë për mungesë

vendesh në pavionet e tjera në kundërshtim me urdhrin

  1. Mos zbatimi i urdhrave të tjerë të nxjerrë nga drejtoria nga shërbimet e tjera që

reflektojnë mbingarkesën e urgjencës

  1. Në këto kushte ku për shkak të mbingarkesës, e cila nuk lidhet me punën e mjekëve

por të shërbimeve; Tërhiqemi nga pozicioni i punës duke respektuar

paralajmërimin sipas Kodit të Punës

 

Mjekët që e kanë firmosur letrën janë;

Petrit Gjorgji

Elton Calliku

Besmir Kocia

Etiomena Bracaj

Jonida Kito

Petrit Vargu

Afrim Yzeiraj

Eqerem Hasani

Burimi: Shqiptarja

Pin It