Teknologji: Dritarja që redukton zhurmat deri në 50%

Teknologjia ka hap të shpejt, e kjo nuk është më një gjë e re pasi çdo ditë lexojmë një zbulim të ri.  Së fundmi është prodhuar një dritare që redukton zhurmat nga jashtë me rreth 50%, edhe kur është dritarja hapur.

Pajisja prototipe do të jetë një ndihmë për këdo që jeton afër një rruge të zhurmshme, shina treni, aeroport apo madje dhe me një fqinj të zhurmshëm.

Ajo përdor teknologjinë e “kontrollit të zhurmave aktive”, ajo që ndodhet në pjesën më të madhe të kufjeve që janë prodhuar të punojnë në zona të hapura.

Pajisja është rezultat i punës së shkencëtarëve të Nanyang Technological University në Singapor, në bashkëpunim me Universitetin e Southampton dhe Tottori në Japoni. Pajisja është dizenjuar të montohet në xhamat e dritares dhe teknologjia e “kontrollit të zhurmave aktive” krijon valë zanore që fshijnë zërat që vijnë nga jashtë.

Kështu dritarja mund të qëndrojë e hapur për t’u ajrosur dhoma pa shqetësimin e zhurmave të jashtme.

Pin It