Teknologji: Lëvizjet e njerëzve do të prodhojnë energji

thumbs_b_c_aeec01f48ccdee07f67b0c7d7c233449-640x360

Studiuesit e Universitetit Michigan në saje të nano-teknologjisë zbuluan mënyrën për të krijuar energji,  duke përdorur lëvizjet njerëzore.

Ata bënë një pajisje,  e cila duket si shirit elastik filmi. Shkencëtarët arritën me ndihmë të nano-gjeneratorit të “drejtojnë” një ekran LCD me prekje, 20 LED ndriçuese dhe tastierë fleksibël, pa përdorimin e baterisë.

“Së shpejti do të mund të  nisemi për rrugë, pa e mbushur telefonin një javë. Meqë pajisja do të mbushet me lëvizjet tona të përditshme”, tha Nelson Sepulved nga Departamenti për Elektronikë dhe Inxhinieri Kompjuterike.

Pajisja e plotë quhet nano-gjenerator forelektrik biokompatibil (FENG). Pajisja është e hollë sa një letër dhe mund t’i përshtatet shumë madhësive.

Pajisja që mbush LED ndriçueset është me madhësi të dorës, ndërsa pajisja për mbushjen e tastierave është me madhësi të gishtërinjve. Studimi është publikuar në revistën “Nano Energy”.

Pin It