Tetori gjerman 2017 në Tiranë

Ambasada gjermane në Tiranë deklaroi  se “ky është viti i njëmbëdhjetë që organizohen javët e kulturës gjermanë në Shqipëri te titulluar “Tetori gjerman”.

“Në një postim në faqen e saj, ambasada gjermane në Tiranë  shprehet se “kjo vjeshtë do të jetë interesante, sepse vjen përsëri “Tetori gjerman”, vjeshta kulturore gjermane në Shqipëri. Filma dhe letërsi, teatër, muzikë, balet, diskutime dhe workshope – edhe për vitin 2017 programi i aktiviteteve ofron diçka për çdo shije”.

Po ashtu, ambasada gjermane në Tiranë thekson se “është tashmë viti i 11-te radhazi që organizojmë javët tona të kulturës gjermane në Shqipëri, së bashku me shumë partnerë dhe mbështetjen e sponsorëve”.

“Ne dëshirojmë t‘ju ftojmë përzemërsisht për të qenë të pranishëm dhe për të shijuar aktivitetet tona nën flamurin e miqësisë gjermano-shqiptare”, thuhet në postimin e ambasadës gjermane në Tiranë./ATA/

Pin It