“Në labirintin e heshtjes” filmi që hap Tetorin Gjerman në Shqipëri

Ambasada gjermane në Tiranë sjell në vëmendje Tetorin Gjerman në Shqipëri, që sot fillon me një film të titulluar “Në labirintin e heshtjes”, i cili do të shfaqet sonte në  Qendren Rinore ARKA, Shkodër.

Në faqen e saj, ambasada gjermane në Tiranë jep detajet dhe thelbin e dramës, ku shprehet se “Kjo dramë interesante tregon mbi fillimin e ballafaqimit me të kaluarën në Gjermaninë e viteve 1950. Një avokat i ri i dedikuar do të hetojë mbi një ish-roje të Aushvicit, i cili punon tashmë në fushën e arsimit. Por, drejtësia refuzon të pranojë padinë. Sa më shumë avokati merret me këtë rast, aq më shumë përballet me një rrjetë ndrydhjesh, mohimesh dhe idealizimesh. Hetimi i tij nxjerr në dritë prova të pakundërshtueshme, që çojnë tek autorët. Pavarësisht rezistencës shoqërore dhe politike, avokati i përkushtuar nuk dekurajohet dhe hap procesin e parë gjyqësor mbi Aushvicin”.

“Sonte, 12.10., ora 19:00, Qendra Rinore ARKA, Shkodër – Hyrja e lirë!Trailer: https://youtu.be/6jGxe6auuTg”, shkruan ambasada gjermane në Tiranë   /ATA/

Pin It