Thaçi president i Kosovës, uron Nishani

20160227125636928646

Udhëheqësi i PDK-së, Hashim Thaçi është zgjedhur President i Kosovës për një mandat 5-vjeçar. Me 71 vota pro dhe 10 të pavlefshme, ai arriti të sigurojë votat e nevojshme për të ushtruar postin e kreut të shtetit. Më 7 prill, pritet që të bëjë zyrtarisht betimin dhe të fillojë të ushtrojë pozitën e re. Presidenti shqiptar, Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh urimi Hashim Thaçit për zgjedhjen në postin e Presidentit të Republikës së Kosovës.

“Ju uroj gjithashtu shumë sukses në përmbushjen e kësaj detyre të lartë , si dhe në përballimin me sukses të sfidave me të cilat përballet aktualisht Kosova dhe shoqëria e saj. Jam i sigurt se falë eksperiencës suaj në pavarësinë dhe progresin e Kosovës, arritjet e deritanishme do të përmirësohen më tej, si në plan të brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar”, shprehet presidenti Bujar Nishani.

Pin It