Thurjet dhe qëndismat, terapia që ndihmon shëndetin

Arti i thurjes me shtiza është nga gjërat e vlefshme, që shumica e vajzave fatkeqësisht nuk e praktikojnë më. Ky art tashmë është kthyer sërish në një veprimtari të preferuar e cila ka përfitime për mendjen dhe trupin, si dhe një mënyrë e mirë për të kaluar kohën.

Të praktikuarit e këtij arti, është diçka shumë relaksuese. Sipas studimeve  thurja është një mjet efektiv për të gjetur lumturinë dhe për të luftuar stresin. Ajo është si të mbash lumturinë në çantë! Studimet  e fundit të Universitetit British Colombia kanë arritur në përfundimin se thurja mund të ndihmojë vajzat për të luftuar anoreksinë, nervozitetin e pasiguritë. Me pak fjalë, për ata që dëshirojnë t’i rikthehen këtij hobi, ja përfitimet:

  • Redukton ankthin dhe stresin.
  • Stimulon të dy hemisferat e trurit dhe ngadalëson humbjen e kujtesës.
  • Përmirëson lëvizjen e duarve duke zvogëluar rrezikun e artritit, dhe probleme të tjera të tilla si inflamacioni i kyçit të dorës, është një bekim sidomos për ata që shpenzojnë shumë orë pune përpara një kompjuteri.
  • Është një faktor inkurajues socializimi (ju mund të bëheni pjesë e një grupi që punon me shtiza) dhe ju rrit besueshmërinë në vetvete.

Burimi:Bordo.al

 

Pin It