Mirësitë e pafundme të ujit të zemzemit

Burimi i ujit Zemzem  gjendet 80 kilometra larg bregdetit, reth tij nuk ka asnjë burim tjetër uji, fakt ky që shkakton habi tek shkencëtarët. Prej burimit të Zemzemit, i cilai është vetëm 1.5 metër i thellë, gjatë periudhës së haxhit me miliona njerëz pijnë ujë, por niveli i ujit nuk pakësohet asnjëherë.

Uji Zemzem krahas ujërave të tjera përmban shumë më shumë vlera ushqyese dhe minerale, por me gjithë hulumtimet e bëra ende nuk dihet burimi i tij. Uji Zemzem, i cili largon etjen dhe urinë, është duke u analizuar nga ekspertët. Sipas analizave të bëra në laboratorët në Evropë vërtetohet se uji Zemzem përmban shumë pak sulfur.

Ndërsa sipas analizave të bëra në SHBA mësohet se uji zemzem është uji i vetëm i cili nuk përmban mikroorganizma dhe baktere. Sipas raportit të WHO-së uji Zemzem është njëri ndër ujërat më të pijshëm dhe më të shëndetshëm në botë.

Uji i Zemzemit është i pasur me kripëra të kalciumit dhe të magnezit. Këto kripëra janë pak më shumë në ujin e Zemzemit se sa në ujërat e tjera. Një tjetër vlerë e ujit të Zemzemit është se ai përmban fluorite, të cilat kanë aftësinë t’i vrasin mikrobet.

Pusi i Zemzemit nuk është tharë asnjëherë. Përkundrazi, ai i ka plotësuar gjithmonë nevojat për ujë. Ai ka ruajtur gjithmonë të njëjtën përbërje kripërash dhe të njëjtën shije, që kur ekziston.

Që ky ujë pihet, njihet botërisht, sepse haxhinjtë nga e tërë bota vizitojnë Qaben çdo vit për Haxh dhe për Umre, dhe asnjëherë nuk janë ankuar për të. Përkundrazi ata janë kënaqur gjithmonë me të. Joshja e ujit të Zemzemit ka qenë dhe është gjithmonë universale.

Zemzemi asnjëherë nuk është trajtuar kimikisht dhe asnjëherë nuk është klorinuar, siç ndodh me ujërat e qyteteve. Zakonisht, në shumicën e puseve ka rritje biologjike dhe bimësi (alga etj.). Kjo e bën ujin e tyre të papëlqyeshëm në shije dhe në erë, por me pusin e Zemzemit nuk ndodh kështu. Aty asnjëherë nuk ka pasur shenja rritjesh biologjike.

Uji i Zemzemit konsiderohet ujë i rëndë (har water) ngase është i pasur me kalcium dhe magnez. Hulumtimet shkencore bashkëkohore tregojnë se sëmundjet e arterieve koronare (sulmet në zemër) në vendet ku njerëzit pijnë ujë të rëndë janë të rralla. Uji i Zemzemit është ujë natyral i gazuar pasi në përmbajtjen e tij ka më tepër se 366 mg/1 bikarbonate.

Numri i përgjithshëm i mineraleve në ujin Zemzem arrin në 2000 mg/l. Nga kjo mund të themi se ky ujë është i pasur me minerale. Ndoshta kjo është arsyeja që uji i zemzemit i freskon haxhinjtë e lodhur.

Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Uji më i mirë në sipërfaqen e tokës është uji i Zemzemit. Ai është ushqim për të uriturit dhe ilaç për të sëmurët.” “Uji i Zemzemit, me lejen e Allahut është përmbushës i atij qëllimi për të cilin pihet.“Nga Ajshja r.a. transmetohet se Muhamedi, alejhi selam, me ujin Zemzem i ka stërpikur të sëmurët dhe u ka dhënë të pijnë prej tij.

 

Pin It