Proceset që nxisin kreativitetin

Kreativiteti  është një proces specifik që aktivizohet nga disa faktorë. Marrë në tërësi, idetë më të mira lindin në këto situata/procese:

Kur dopamina tajitet nga truri

Aktivitetet si; ushtrimet, dëgjimi i muzikës, ose edhe dushi nën ujin e ngrohtë, kontribuojnë në tajitjen e shtuar të dopaminës (materie kimike e cila shërben si neurotransmetues).

Kur jemi të relaksuar

Kur jemi pa brenga të mëdha, kemi mundësi të shikojmë përpara dhe të ballafaqohemi me probleme në fakt, të gjejmë zgjidhje kreative për to. Shumë kohë më parë është konstatuar se njeriu në gjendje të përgjumur shpreh kreativitet të shtuar.

Kur diçka tërheq vëmendjen tonë

Kur diçka na e tërheq vëmendjen, atëherë trurit i krijohet mundësia të pushojë, kështu dhe ndërdija, në një moment të caktuar fillon të gjejë një zgjidhje kreative për një problem të caktuar.

Pin It