Aftësitë e duhura të së nesërmes dhe universitetet ku mund t’i fitojmë ato

Image result

Punët e reja kërkojnë aftësi të reja
Në Revolucionin IV Industrial, universitetet dhe kompanitë po përballen me ndryshime të shumta, nga zhvillimet teknologjike si p.sh., transporti i pavarur deri te ndryshimet në shoqëri, ku përfshihet zgjerimi i shtresës së mesme. Raporti i Forumit Ekonomik Botëror për punët e së ardhmes tregon se si këto tendenca po transformojnë forcën punëtore. Puna sot bazohet gjithnjë e më shumë te bashkëpunimi dhe është e fokusuar në zgjidhjen e problemeve komplekse në mënyra të ndryshme.
Problemi është se asnjë nga këto aftësi nuk është e lehtë që të përvetësohet vetëm, apo pa mbështetje. Ato kërkojnë praktikë, si dhe ndërveprim të pasur midis njerëzve. Ne mësojmë që të mendojmë në mënyrë kritike, të menaxhojmë marrëdhëniet, si dhe të jemi emocionalisht inteligjentë duke i praktikuar këto aftësi.
Revolucioni IV Industrial po na sjell një trend të ri, një ritëm më të shpejtë ndryshimi. Nuk ka dyshim se tendencat teknologjike dhe lista e aftësive më poshtë do të vazhdojnë të ndryshojnë me kalimin e viteve. Përshtatja do të jetë rendi i ditës. Punëtorë të çdo niveli do t’ju duhet të fitojnë njohuri dhe aftësi të reja gjatë gjithë jetës.
Aftësitë në vitin 2020
1. Zgjidhja e problemeve komplekse
2. Të menduarit kritik
3. Kreativiteti
4. Menaxhimi i njerëzve
5. Koordinimi me të tjerët
6. Inteligjenca Emocionale
7. Vendimmarrja dhe gjykimi
8. Orientimi nga shërbimet
9. Negocimi
10. Fleksibiliteti njohës
Aftësitë në 2015
1. Zgjidhja e problemeve komplekse
2. Koordinimi me të tjerët
3. Menaxhimi i njerëzve
4. Të menduarit kritik
5. Negocimi
6. Kontrolli i cilësisë
7. Orientimi nga shërbimet
8. Vendimmarrja dhe gjykimi
9. Të dëgjuarit aktiv
10. Kreativiteti

Pra, si do të duket universiteti i së ardhmes dhe çfarë do të bëjë ai?
Një universitet i përshtatshëm për Revolucionin IV Industrial
Së pari, universiteti i së nesërmes do të fokusohet në dhënien e aftësive njohëse dhe ndërfunksionale, siç janë mendimi kritik, kreativiteti, bashkëpunimi, si dhe zgjidhja e problemeve komplekse. Studentët do të mësojnë duke i kombinuar studimet me praktikën, siç janë internship-et.
Modele të tilla, siç është alternimi i semestrave të studimit me përvojën në punë, do të përhapen më shumë në këto vende, si Australia, Brazili, Kanadaja, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara, ku kjo është një praktikë që aplikohet momentalisht.
Modelet e reja, si workshop-et, do të vazhdojnë të rriten dhe të lulëzojnë.
Universiteti i së nesërmes do të fokusohet në të mësuarin se si duhet të mësojmë. Të mësuarit është procesi më i gjatë i jetës. Gjithkujt do t’i duhet arma e të mësuarit gjatë gjithë jetës. Këmbëngulja qëndron në zemër të procesit të të mësuarit. Kështu që arsimtarët në universitete do t’i shtyjnë studentët të zhvillojnë aftësinë e përvetësimit të materialeve shtesë jashtë programit që zhvillohet në klasë.
Universitetet mund të nxisin kërkimet të cilat janë të mbikëqyrura, t’ju kërkojnë studentëve të mbrojnë një tezë (ku shumica tashmë e bëjnë), apo të zhvillojnë mundësi të reja. Pavarësisht disiplinës, universitetet duhet të përpiqen që të rrënjosin aftësitë themelore, siç është gjetja e burimeve të reja, të kërkojnë nga ekspertët dhe të bëjnë pyetje efektive. Dy shembujt aktualë janë interesi i rritur në shkencat informatike, si dhe përdorimi i teknikave të shkencës së informatikës në shumë disiplina.
Edukimi teknologjik ka një rol, i cili është që të mbështesë procesin e të mësuarit, jo që ta zëvendësojë atë plotësisht. Edukimi teknologjik mund të paraqesë përmbajtjen apo mund të sigurojë mjetet e kërkimit. Ai gjithashtu mund të ndihmojë arsimtarët që të gjurmojnë dhe të identifikojnë fushat më të dobëta të studentëve. Shumë kompani të arsimimit teknologjik i kanë arritur objektivat e tyre. Megjithatë, aftësitë kryesore të së nesërmes kërkojnë ndërveprim më të lartë njerëzor.

Universiteti i së nesërmes është thuajse këtu
Shumë universitete ofrojnë një pjesë të madhe të diskutuara më sipër, si dhe shumica prej tyre nuk janë të reja. Arsimimi kolektiv filloi rreth një shekull më parë në Shtetet e Bashkuara. Klasat e laboratorit në shkencat shoqërore janë me dekada të vjetra. Të mësuarit e bërjes së pyetjeve të mira për të rafinuar mendimin është një praktikë mësimore që daton që nga periudha e Sokratit.
Megjithatë, shumë universitete ende nuk i përdorin asnjë prej këtyre modeleve, ndërsa të tjerë nuk munden t’i ofrojnë për çdo student dhe për çdo disiplinë. Detyra jonë është që t’i bëjmë këto mënyra të mësuari më universale dhe të aksesueshme nga të gjithë. Ne i kemi kaluar ditët ku zgjidhja e problemeve komplekse dhe kreativiteti u mësoheshin vetëm disa prej studentëve më të mirë, apo vetëm në universitetet elitë. Nëse duam të bëjmë më të mirën për Revolucionin IV Industrial, duhet që të gjithë të arrijnë potencialin e tyre të plotë, pavarësisht nëse janë liderë, menaxherë, punonjës, artistë apo sipërmarrës.

Burimi: Monitor

Pin It