Për herë të parë Estonia do të drejtohet nga një presidente. Ajo është Kersti Kaljulaid dhe u zgjodh me shumicë të dukshme votash nga parlamenti të hënën, më 3 tetor.
Zgjedhja e saj erdhi pas disa raundesh të dështuara me kandidatura të tjera, që nuk fituan votot e duhura.
Kandidatja jopartiake, 46-vjeçe, e cila më parë ka shërbyer si audituese e buxhetit në Bashkimin Evropian, mori 81 nga 98 votat parlamentare, më shumë se 2/3 e nevojshme për t’u zgjedhur kryetare e shtetit.
Kaljulaid do të zëvendësojë në detyrë Toomas Hendrik Ilves.