Tirana, 97 vite kryeqytet i Shqipërisë

tirana-e-vjeter2

tirana2-2-264x200

tirana5-2-192x200

tirana-12-272x200

tirana-1937

Më 11 shkurt përkujtohet 88-vjetori i shpalljes së Tiranës kryeqytet i Shqipërisë. Në këtë datë vlerësohet historikisht ardhja e qeverisë shqiptare në Tiranë me në krye Sulejman bej Delvinën dhe pritja që ju bë nga populli tiranas.
Për herë të parë emri Tiranë përmendet në vitin 1418 në një dokument venedikas për t’u kujtuar në shekullin e 15-të nga historiani dhe shkrimtari i madh Marin Barleti. Si datë e themelimit të Tiranës si qytet në zemër të Shqipërisë merret viti 1614, kur me kujdesin e Sulejman pashë Bargjinit u ngrit bërthama e parë e qytetit, me një xhami, një banjë (hamam), një furrë dhe disa dyqane.
Tirana ndodhet në të njëjtin paralel me Napolin, Madridin dhe Stambollin , dhe në të njëjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin. Tirana për gati dy shekuj qëndroi nën degën e familjes Toptani nga Kruja. Që nga mesi i shekullit XVII Tirana nisi të zhvillohej dhe në të u ndërtua një pazar i pajisur me zejtari të ndryshme, etj.
Po aq të lashta sa edhe vetë qyteti janë edhe dy lagjet , ajo e Mujos dhe e Pazarit, që ndodhen në zonën mes qendrës aktuale dhe rrugës së Elbasanit. Në vitin 1789 nisi të ndërtohej xhamia e Et’hem Beut , në vitin 1830 u ngrit Kulla e Sahatit, në gjysmën e parë të shekullit XIX mbi lumin Lanë u ndërtuan dy ura,
ajo e Tabakëve dhe ura e Terzijve. Çezmat në Tiranë, megjithëse të pakta, konsideroheshin si diçka e shenjtë. Mund të permendim këtu kroin e Banes, çezma e Kroit të Shëngjinit, etj.
Më 11 shkurt te vitit 1920 qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjes u vendos në Tiranë, duke shpallur zyrtarisht edhe shpalljen e saj, si kryeqytet i vendit.

Në këtë datë vlerësohet historikisht ardhja e qeverisë shqiptare në Tiranë me në krye Sulejman bej Delvinën dhe pritja qe iu bë asaj nga populli tiranas. Atë ditë në godinën e cila ndodhet në fillim të rrugës së Elbasanit, u vendos qeveria shqiptare me kryeministër Sulejman Delvinën.

Kjo ngjarje luajti rol vendimtar në zhvillimin e mëtejshëm të qytetit. Tirana sot ka ndryshuar krejtësisht pamjen,ajo nuk është më Tirana e dikurshme, por një qëndër e madhe politike, ekonomike, kulturore.
Kur Tirana u shpall kryeqytet numri i popullsise së saj arrinte ne rreth 15 mije banorë . Drejtori i parë i shkollës së njësuar shqipe në qytetin e Tiranës është patrioti  Jorgji Pano (Mësues i Merituar). Tirana sot është qyteti dhe qendra kryesore politike, administrative, ku ndodhen organet  më të larta ligjvënëse, ekzekutive, gjyqësore, të prokurorisë, si dhe e institucioneve kulturore dhe shkencore.

 

 

Pin It