“Tirana Smart City”, Një park lojërash vetëm për fëmijët me aftësi të kufizuar

Wallholla

Për herë të parë në kryeqytet, fëmijët me aftësi të kufizuar do të kenë mundësi të kenë një park lojrash posaçërisht për ta, në kuadër të “Tirana Smart City”.
“Ndërtimi i këndit të lojrave për fëmijët me aftësi të kufizuar do të mund të krijojë një mjedis të barabartë për të gjithë fëmijët. Po kështu, dhe në qytete të tjera duhet të krijohet një standard për të gjithë fëmijët e Shqipërisë, për t’i krijuar hapësira dhe mundësia të barabarta.

Tashmë, në kryeqytet kemi filluar nga fëmijët, me rehabilitimin e kopshteve si dhe modernizimin e sistemit parashkollor”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Tirana do të kthehet në një qytet të hapur dhe çdo informacion  i bashkisë do të jetë online në mënyrë që të krijojmë transaprencë për të gjithë”, u shpreh Veliaj.

Ne kemi filluar një projekt të rëndësishëm, ku secili mund të behët kryetar bashkie duke raportuar problematikat e komunitetit ku jeton”. Veliaj vuri në dukje se njerëzit nuk kanë nevojë për trajnime por për punë konkrete, për strehim dhe punësim së pari.

Ndërsa Drejtoresha Rajonale për Evropën Cihan Sultanoglu tha se “Tirana ka një potencial të behët një metropol ku të ofrohen shërbime cilësore. Dua të them që kjo mënyrë e re u krijon mundësi qytetarë të kenë akses me të dhënat, që ka të bëjë me transparencën dhe llogari dhënën e politikanëve ndaj publikut”.

Sipas saj, Bashkia e Tiranës po u jep përgjigje sfidave të kohës përmes inovacionit, për një zhvillim më të qëndrueshëm ekonomik.

Pin It